Botë

Vërshime në lumenjtë e Kosovës, IHMK: Disa lumenj ende me rritje të lehtë të nivelit të ujit Instituti Hidrometeorolo…

09.01.2026. 2 min čitanja

Vërshime në lumenjtë e Kosovës, IHMK: Disa lumenj ende me rritje të lehtë të nivelit të ujit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 03–08 janar 2026, shumica e lumenjve në vend kanë shkaktuar vërshime dhe përmbytje, disa prej tyre me intensitet që ndodh një herë në rreth 50 vjet.

Sipas institutit, në disa segmente lumenjtë kanë dalë nga shtrati i tyre, duke shkaktuar dëme materiale në zonat përreth, përfshirë toka bujqësore, infrastrukturë dhe objekte banimi.

Në njoftimin zyrtar thuhet se aktualisht shumica e lumenjve janë në rënie të lehtë, megjithatë disa prej tyre vazhdojnë të shënojnë ngritje të lehtë të nivelit të ujit. Si lumenj me rritje të lehtë janë përmendur:

Drini i Bardhë (rrjedha e poshtme),

Sitnica,

Morava e Binçës,

Lepenci.

Gjatë kësaj periudhe, reshjet mesatare në territorin e Kosovës kanë arritur 97.1 mm për metër katror, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës hidrologjike dhe rritjen e rrezikut nga përmbytjet.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vazhdon monitorimin e pandërprerë të situatës, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në afërsi të lumenjve dhe zonave të rrezikuara nga përmbytjet.

— Dragash Info

Original Facebook objava