Botë

Sindikata e Policisë: Familjet e policëve të rënë në detyrë nuk janë paguar për muajin dhjetor Sindikata e Policisë s…

09.01.2026. 2 min čitanja

Sindikata e Policisë: Familjet e policëve të rënë në detyrë nuk janë paguar për muajin dhjetor

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) ka shprehur shqetësim të thellë për mospagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës për muajin dhjetor.

Në një njoftim për media, SPK thekson se nga Drejtoria e Financave është bërë kërkesa zyrtare për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 290,000 euro, por deri më tani këto mjete nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave. Si pasojë, familjet e policëve të rënë kanë mbetur pa pagesë edhe pas përmbylljes së vitit.

Sindikata i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të gjejnë një zgjidhje sa më parë, duke theksuar se kjo situatë është e papranueshme dhe e dhimbshme, duke marrë parasysh sakrificën sublime të këtyre familjeve, të cilat kanë dhënë bijtë dhe bijat e tyre për sigurinë e vendit dhe mbrojtjen e qytetarëve.

“Kjo situatë nuk duhet të ndodhë. Dinjteti dhe mirëqenia e këtyre familjeve duhet të respektohet, dhe pagesat e mbetura duhet të realizohen pa vonesë. Sakrifica e policëve të rënë në detyrë nuk duhet dhe nuk guxon të harrohet,” thuhet në njoftimin e SPK-së.

— Dragash Info

Original Facebook objava