Haradinaj lideri me më së shumti ndikim në parti, Abdixhiku me më së paku ‘peshë’ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka p…
Haradinaj lideri me më së shumti ndikim në parti, Abdixhiku me më së paku ‘peshë’
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar 100 për qind të numërimit të votave nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor. Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve me 57 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta me 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta me 6 ulëse.
Rezultatet sipas përqindjes së votave
Lëvizja Vetëvendosje – 51.11%
PDK – 20.19%
LDK – 13.23%
AAK – 5.5%
Ndikimi i liderëve brenda partive
Sipas votave të marra nga liderët në raport me totalin e votave të partive të tyre, Ramush Haradinaj rezulton lideri me ndikimin më të madh brenda subjektit politik që drejton.
Haradinaj ka marrë 44 mijë vota nga 52 mijë sa kishte AAK në total, ose 84.62%.
Pas tij renditet Bedri Hamza, i cili ka siguruar 162 mijë vota nga 192 mijë sa kishte PDK, apo 84.38%.
I treti për nga ndikimi është lideri i LVV-së, Albin Kurti, me 404 mijë vota nga 487 mijë të partisë, ose 82.96%.
Ndërkohë, sipas këtyre të dhënave, lideri me më së paku ndikim brenda partisë së tij rezulton Lumir Abdixhiku, i cili ka marrë 88 mijë vota nga 126 mijë sa kishte LDK, apo 69.84%.
— Dragash Info