DJEMTË E KOMANDANT DRINIT VIZITOJNË ISH SHEFIN E SHTABIT TË UÇK-SË, Bislim Zyrapi Dy djemtë e Komandant Drinit, Eki d…
DJEMTË E KOMANDANT DRINIT VIZITOJNË ISH SHEFIN E SHTABIT TË UÇK-SË, Bislim Zyrapi
Dy djemtë e Komandant Drinit, Eki dhe Drini, kanë realizuar sot një vizitë simbolike dhe plot emocion tek ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Bislim Zyrapi, të cilit i uruan shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë.
Vizita u zhvillua në një atmosferë respekti dhe mirënjohjeje, duke nderuar figurën e njërit prej udhëheqësve kryesorë të luftës çlirimtare, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si në kohë lufte ashtu edhe në paqe.
“Bislim Zyrapi, shefi i Shtabit të UÇK-së dhe miku i babit, është njeri që ka kaluar sfida të mëdha si në luftë ashtu edhe në paqe. Me forcë, dinjitet dhe besim, edhe këtë sfidë e kaloi me sukses, ashtu siç i takon një gjenerali të vërtetë. 💪
Shërim të shpejtë dhe respekt të përjetshëm! 🇦🇱” – kanë shkruar Eki dhe Drini.
Ky gjest i djemve të Komandant Drinit u vlerësua si shembull i vazhdimësisë së respektit ndërbrezor ndaj figurave të luftës dhe sakrificës për lirinë e vendit.
— Dragash Info