Botë

AVOKO vazhdon sesionet e mentorimit për të rinjtë në Dragash Qendra Rinore AVOKO po vijon me sesione të dedikuara men…

09.01.2026. 2 min čitanja

AVOKO vazhdon sesionet e mentorimit për të rinjtë në Dragash

Qendra Rinore AVOKO po vijon me sesione të dedikuara mentorimi për të rinjtë, të cilat synojnë zhvillimin e shkathtësive praktike dhe lidhjen e njohurive teorike me kërkesat reale të tregut të punës.

Sesione të tilla janë të fokusuar kryesisht për të rinjtë që kanë përfituar nga programet e AVOKO-s në fushën e Teknologjisë Informative dhe sektorë të lidhur, duke u ndihmuar të eksplorojnë mundësi konkrete punësimi dhe të zhvillojnë rrugët e tyre profesionale.

Pjesëmarrësit përfitojnë mentorim individual dhe punë në grup, që i ndihmon në përgatitjen për tregun e punës, ndërtimin e vetëbesimit dhe zhvillimin e aftësive praktike për hapat e ardhshëm në karrierë.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Margjinalizuara në Dragash përmes Trajnimeve Profesionale në Dizajn Tekstili dhe Teknologji Informative”, i zbatuar nga AVOKO me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ Kosovo.

— Dragash Info

Original Facebook objava