Situata me ujin e pijshëm në Kosovë më 9 janar 2026: disa rajone jashtë funksionit për shkak të turbullirës Si pasojë…
Situata me ujin e pijshëm në Kosovë më 9 janar 2026: disa rajone jashtë funksionit për shkak të turbullirës
Si pasojë e reshjeve të shtuara atmosferike ditët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, ka intensifikuar monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë vendin.
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar marrje të mostrave për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga sistemet publike të ujëfurnizimit.
Rajoni i Prishtinës:
Fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Bivolak janë jashtë funksionit për shkak të turbullirës së madhe.
Fabrikat e ujit në Badoc dhe Batllavë funksionojnë normalisht, cilësia e ujit është brenda standardeve.
Rajoni i Prizrenit:
Burimi i ujit “40 bunarët” në Prizren përdoret vetëm për nevoja teknike.
Burimet Cvilen dhe Soz, si dhe uji në Suharekë dhe Dragash janë brenda standardeve.
Në Malishevë uji përdoret vetëm për nevoja teknike.
Rajoni i Gjilanit:
Qyteti i Gjilanit: uji është brenda standardeve.
Kamenicë, Viti dhe fshatrat Makresh, Ropotovë, Ranillug dhe Berivojcë: uji ka vlera të rritura turbullire dhe nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Pejës:
Pejë dhe Istog: uji është brenda standardeve.
Deçan, Junik, Klinë, Mbivada dhe Vrella: furnizimi me ujë është vetëm për përdorim teknik.
Burimi i Jarines: uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike.
Rajoni i Ferizajt:
Uji është i pijshëm dhe brenda standardeve.
Rajoni i Gjakovës:
Furnizimi me ujë nga rrjeti KRU Gjakova është i sigurtë për pije.
Hoqa e Madhe, Opterusha, Zaqishta: uji nuk është i pijshëm për shkak të turbullirës.
Rajoni i Mitrovicës:
Uji përdoret vetëm për nevoja teknike.
IKSHPK, në koordinim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik dhe kompanitë rajonale të ujësjellësit, vazhdon monitorimin e shtuar të cilësisë së ujit të pijshëm për të mbrojtur shëndetin e popullatës.
— Dragash Info