Botë

Florian Hyseni riemërohet Asistent i Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Dragash Florian Hyseni ka vazhduar zyrtarisht…

09.01.2026. 1 min čitanja

Florian Hyseni riemërohet Asistent i Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Dragash

Florian Hyseni ka vazhduar zyrtarisht angazhimin e tij si Asistent i Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Dragash. Ai kishte shërbyer edhe në legjislaturën e kaluar si asistent i kryesueses së atëhershme të Kuvendit Komunal, znj. Arjeta Skeraj.

Me konstituimin e legjislaturës së re, Kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal, z. Resul Fetahu, ka vendosur që Hyseni të vazhdojë në të njëjtën detyrë, duke konfirmuar besimin dhe vazhdimësinë institucionale.

Riemërimi i tij vlerësohet si dëshmi e përvojës, profesionalizmit dhe korrektësisë së treguar gjatë ushtrimit të detyrës në shërbim të institucionit dhe qytetarëve.

— Dragash Info

Original Facebook objava