Parashikimi i motit për vikendin 10–11 Janar 2026 Gjatë vikendit pritet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore.
Parashikimi i motit për vikendin 10–11 Janar 2026
Gjatë vikendit pritet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore.
E shtunë: Fillimisht reshje shiu, të cilat me rënien e temperaturave do të shndërrohen gradualisht në borë, sidomos në zonat më të larta.
E diel: Temperaturat mbeten negative gjatë gjithë ditës.
🌡️ Temperaturat minimale: -6 deri -1°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 0 deri 5°C
💨 Era: Juglindje dhe veriperëndim, 1–12 m/s
⚠️ Apeli për qytetarët: Kujdes gjatë qarkullimit në rrugë të ngrira. Komunat dhe agjencitë përgjegjëse duhet të jenë vigjilente, sidomos në vendbanimet pranë lumit dhe zonat me infrastrukturë të dobët.
❄️ Java e ardhshme pritet më e ftohtë, me rënie të mëtejshme të temperaturave dhe paraqitje të acarit.
— Dragash Info