Botë

Islam Ukimeri: Rrugët po pastrohen në të gjithë Prizrenin Islam Ukimeri, drejtor i Shërbimeve Publike në Komuna e Pri…

10.01.2026. 1 min čitanja

Islam Ukimeri: Rrugët po pastrohen në të gjithë Prizrenin

Islam Ukimeri, drejtor i Shërbimeve Publike në Komuna e Prizrenit, ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve në Prizren.

Sipas Ukimerit, ekipet janë të pajisura me kripë dhe mjete adekuate për pastrim dhe ndodhen vazhdimisht në terren.

“Pastrimi i qytetit po zhvillohet pa ndërprerje. Do të vazhdojmë edhe në fshatra me të gjithë operatorët e kontraktuar, në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet lëvizje e lirë dhe e sigurt, si për këmbësorë ashtu edhe për automjete,” deklaroi ai.

— Dragash Info

Original Facebook objava