Botë

Ra me veturë në përrua dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 24-vjeçari në Klos Një aksident i rëndë rrugor ka ndo…

10.01.2026. 2 min čitanja

Ra me veturë në përrua dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 24-vjeçari në Klos

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Dars, në komunën e Klos, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 01:30 është pranuar informacioni se një veturë e tipit “Audi”, me targa angleze, ka pësuar aksident në afërsi të urës së fshatit Dars. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe zjarrfikësit.

Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar drejtuesi i veturës, shtetasi A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos. Ai dyshohet se pas aksidentit është larguar nga vendngjarja pa e njoftuar Policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit që ndodhej në veturë.

Sipas Policisë, në veturë dyshohet se ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, po ashtu banues në fshatin Fullqet, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rastit, Policia ka lokalizuar dhe arrestuar 24-vjeçarin. Atij i është bërë testi i alkoolit, ku ka rezultuar se veturën e drejtonte në gjendje të dehur.

Ndërkohë, pjesëtarët e RENEA, së bashku me Policinë dhe zjarrfikësit, janë duke vazhduar kërkimet intensive në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit të zhdukur.

Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë për trajtim të mëtejmë ligjor.

— Dragash Info

Original Facebook objava