Italinë e godet një tërmet i fuqishëm, dridhjet ndihen edhe në disa rajone Një tërmet i fuqishëm ka goditur Italinë n…
Italinë e godet një tërmet i fuqishëm, dridhjet ndihen edhe në disa rajone
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Italinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët në disa zona të vendit.
Sipas mediave italiane, dridhjet janë regjistruar rreth orës 05:53 të mëngjesit, me epiqendër pranë qytetit të Reggio Calabria. Tërmeti ka pasur magnitudë 5.1 të shkallës Rihter dhe është ndjerë edhe në rajone të tjera, përfshirë Sicilia dhe Kalabria.
Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë në det, pranë bregdetit Jon, në një thellësi prej rreth 65 kilometrash.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se tërmeti ka ndodhur më shumë se 20 kilometra larg bregdetit jonian të Kalabrisë.
Deri më tani, nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e këtij tërmeti.
— Dragash Info