Botë

Avokati Faton Fetahu kërkon lirimin e menjëhershëm të 35 të pandehurve, denoncon mbajtje të paligjshme Avokati Faton…

10.01.2026. 2 min čitanja

Avokati Faton Fetahu kërkon lirimin e menjëhershëm të 35 të pandehurve, denoncon mbajtje të paligjshme

Avokati Faton Fetahu ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të 35 personave që vazhdojnë të mbahen të privuar nga liria në mënyrë që konsiderohet e paligjshme, pas skadimit të afatit ligjor prej 48 orësh të ndalimit të urdhëruar nga Prokuroria.

Në seancën dëgjimore të mbajtur mbrëmë lidhur me rastin e BKS, Fetahu, në emër të 35 avokatëve mbrojtës, parashtroi kërkesën për lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, duke theksuar se Prokuroria kishte propozuar masa të buta që nuk kufizojnë lirinë e lëvizjes.

Sidoqoftë, gjyqtari i procedurës paraprake, Fatmir Krasniqi, nuk ka marrë vendim të shkruar dhe ka lënë të pandehurit të mbahen pas përfundimit të seancës dhe pas skadimit të afatit ligjor.

Avokati Fetahu e konsideron këtë veprim si shkelje flagrante të ligjit, parimit të ligjshmërisë dhe sigurisë juridike, duke theksuar se çdo minutë e mbajtjes së 35 të pandehurve në këto kushte përbën përgjegjësi të drejtpërdrejtë institucionale dhe njollë për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Ai shton se gjykata duhet të jetë gardiane e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe jo institucion që relativizon ato për shkak të mungesës së guximit ose dijes profesionale të gjyqtarit të çështjes.

— Dragash Info

Original Facebook objava