Ekipet e Bashkisë Kukës në terren pas reshjeve të shiut Ekipet e Drejtorisë së Rrugëve Rurale dhe Drejtorisë së Shërb…
Ekipet e Bashkisë Kukës në terren pas reshjeve të shiut
Ekipet e Drejtorisë së Rrugëve Rurale dhe Drejtorisë së Shërbimeve të Bashkisë Kukës vijojnë ndërhyrjet në disa akse rrugore dhe objekte publike, pas reshjeve të fundit të shiut.
Në Njësinë Administrative Zapod, po punohet për hapjen dhe pastrimin e aksit rrugor Ura e Koloshit – Orgjost, si dhe për riparimin e çatisë së shkollës 9-vjeçare “Hamdi Pelivani”.
Ndërhyrje po kryhen edhe për pastrimin e rrugëve në Tejdrine, në qendrën e lagjes Gjete, fshatin Lusen (përfshirë segmentet Zall-Lusën dhe lagjen Zhdertat), që lidhen me aksin nacional Kukës-Peshkopi, si dhe në rrugën e Aravelit që lidhet me fshatin Lusën në Njësinë Administrative Ujmisht. Qëllimi është sigurimi i qarkullimit të lirë dhe të sigurt për banorët.
Ekipet mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo situatë të mundshme.
— Dragash Info












