OVL e UÇK-së – Dega Prizren ka organizuar një ceremoni nderimi, ku ka ndarë mirënjohje për dy figura të shquara të lu…
OVL e UÇK-së – Dega Prizren ka organizuar një ceremoni nderimi, ku ka ndarë mirënjohje për dy figura të shquara të luftës çlirimtare.
Me këtë rast, u nderua Leonard V. Beqiri, i njohur si Komandant “Vlora”, për kontributin dhe udhëheqjen e tij gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe Xhemil B. Alizoti, mjek i luftës me gradën Major, për përkushtimin dhe shërbimin human në kushte lufte.
Nga OVL e UÇK-së u theksua se këto mirënjohje janë shprehje falënderimi dhe respekti për sakrificën, guximin dhe kontributin e vazhdueshëm të këtyre personaliteteve në shërbim të lirisë dhe shtetit të Kosovës.
— Dragash Info


