Sezona dimërore hapet në Arxhena Mountain Resort me borën e parë Me borën e parë të sezonit, Arxhena Mountain Resort…
Sezona dimërore hapet në Arxhena Mountain Resort me borën e parë
Me borën e parë të sezonit, Arxhena Mountain Resort ka hapur zyrtarisht sezonin dimëror, duke ofruar kushte ideale për adhuruesit e sporteve dimërore.
Resorti ka prezantuar një ofertë speciale për vizitorët: skipass ditor për vetëm 13 euro, që u mundëson të shijojnë pistat e bardha gjatë gjithë ditës, pa pritje.
Nga menaxhmenti bëhet e ditur se oferta është e kufizuar dhe vlen për ditët e para të sezonit, duke ftuar qytetarët dhe turistët që të shfrytëzojnë kushtet e favorshme dhe atmosferën dimërore në bjeshkët e Sharrit.
📍 Arxhena Mountain Resort
🎟️ Ofertë e kufizuar
— Dragash Info