Botë

Arsim Bajrami: Diplomatët e huaj të befasuar me paraburgimin e gjatë të Hashim Thaçit në Hagë Akademiku Arsim Bajrami…

10.01.2026. 2 min čitanja

Arsim Bajrami: Diplomatët e huaj të befasuar me paraburgimin e gjatë të Hashim Thaçit në Hagë

Akademiku Arsim Bajrami ka reaguar lidhur me mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tash e pesë vjet në Hagë, duke e cilësuar këtë situatë si arbitrare dhe të pashpjegueshme në aspektin juridik dhe politik.

Duke folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Bajrami tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme me diplomatë dhe personalitete të njohura ndërkombëtare, të cilët sipas tij kanë shprehur habi për kohëzgjatjen e paraburgimit të Thaçit pa një epilog gjyqësor.

“Kam pasur kontakte të vazhdueshme me z. Hill, me James Rubin, por edhe me gjeneralin Clark, me të cilin kemi bashkëpunuar edhe gjatë Rambujesë. Të gjithë kanë qenë të befasuar se si është e mundur që presidenti i një shteti të mbahet për pesë vite në paraburgim në mënyrë arbitrare,” ka deklaruar Bajrami.

Ai shtoi se edhe ish-këshilltarë të presidentit amerikan Donald Trump kanë reaguar publikisht për këtë çështje, duke e quajtur Thaçin madje “peng”, çka sipas Bajramit tregon shqetësimin ndërkombëtar për trajtimin e këtij rasti.

— Dragash Info

Original Facebook objava