Botë

IKKL prezanton veprimtarinë e tij në Kolegjin AAB Sot, stafi i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë…

10.01.2026. 2 min čitanja

IKKL prezanton veprimtarinë e tij në Kolegjin AAB

Sot, stafi i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) realizoi një prezantim të punës dhe aktivitetit të institucionit në Kolegjin AAB, ku morën pjesë studentë dhe profesorë të këtij institucioni arsimor.

Gjatë aktivitetit, studentët dhe profesorët u njohën më nga afër me misionin, aktivitetet dhe punën e deritanishme të IKKL-së. Në fokus të prezantimit ishin materialet që posedon instituti, përfshirë: dokumente origjinale, fotografi autentike, intervista, video-dëshmi dhe materiale arkivore që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

U theksua rëndësia e këtyre burimeve si dëshmi historike, si dhe mundësia e përdorimit të tyre në projekte kërkimore, edukative, artistike dhe audiovizuale, me qëllim ruajtjen dhe përcjelljen e së vërtetës historike për gjeneratat e ardhshme.

IKKL shprehu falënderime për Kolegjin AAB, profesorët dhe studentët për pritjen e ngrohtë dhe interesimin, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen.

— Dragash Info

Original Facebook objava