Rruga Dragash – Restelicë, e vështirë për qarkullim pas borës Banorët e zonës kanë dërguar pamje momentale për redaks…
Rruga Dragash – Restelicë, e vështirë për qarkullim pas borës
Banorët e zonës kanë dërguar pamje momentale për redaksinë tonë nga segmenti i njohur si “Çisti”-Orçushë deri te “Buka”-Glloboqicë, ku rruga magjistrale Dragash – Restelicë është bërë jashtëzakonisht e vështirë për t’u kaluar pas reshjeve të borës që po vazhdojnë në këtë pjesë malore.
Sipas banorëve, as ekipet e komunës për pastrimin e borës, e as ato të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës nuk kanë ndërhyrë deri më tani, duke krijuar vështirësi për qarkullim. Ata apelojnë tek shoferët për kujdes të shtuar dhe kërkojnë nga institucionet kompetente ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e rrugës.
Banorët theksojnë se situata është e papranueshme dhe se organet përgjegjëse nuk mund të arsyetohen për vonesë, duke marrë parasysh motin dhe terrenin malor të zonës.
— Dragash Info