Jon Baxhaku, talent premtues i futbollit nga Opoja që po spikat me FC Liria U17 Jon Baxhaku, me prejardhje nga fshati…
Jon Baxhaku, talent premtues i futbollit nga Opoja që po spikat me FC Liria U17
Jon Baxhaku, me prejardhje nga fshati Bellobrad i Opojës, Komuna e Dragashit, po konfirmohet si një ndër talentet më premtuese të futbollit të të rinjve. Aktualisht ai është pjesë e skuadrës FC Liria U17, ku aktivizohet në pozitën e qendërmbrojtësit.
I dalluar për lojën e tij të fortë, vendosmërinë, disiplinën taktike dhe sigurinë në repartin defensiv, Jon Baxhaku ka treguar paraqitje të qëndrueshme dhe nivel të lartë përgjegjësie në fushë, duke u shndërruar në një pikë të rëndësishme për ekipin e tij.
Përkushtimi në stërvitje dhe serioziteti në ndeshje janë tregues të qartë të një rruge premtuese sportive. Opoja vazhdon të dëshmojë se është vatër e talenteve të rinj, ndërsa Jon Baxhaku përfaqëson denjësisht vendlindjen e tij në arenën e futbollit kosovar.
— Dragash Info


