Banorët e Bresanës ankohen për trajtim të padrejtë në pastrimin e rrugëve Banorët e fshatit Bresan, në komunën e Drag…
Banorët e Bresanës ankohen për trajtim të padrejtë në pastrimin e rrugëve
Banorët e fshatit Bresan, në komunën e Dragashit, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me pastrimin e rrugëve gjatë dimrit, duke bërë apel te autoritetet lokale për trajtim të barabartë.
Ata raportojnë se pjesë të fshatit janë të bllokuara nga bora, ndërsa rrugët në zonat ku jetojnë mbështetës të partisë në pushtet po pastrohen rregullisht. Një banor shprehet: “Ata që janë pjesë e PDK-së kanë mbetur të bllokuar, kurse mbështetësit e partisë në pushtet po qarkullojnë lirshëm.”
Banorët kërkojnë që pastrimi i rrugëve të bëhet pa dallime politike, duke siguruar qarkullim të sigurt dhe të drejtë për të gjithë.
Situata vjen në një periudhë kur reshjet e borës kanë vështirësuar lëvizjen dhe kanë krijuar probleme për banorët e të gjitha pjesëve të fshatit.
— Dragash Info



