Problemet me furnizimin me energji elektrike vazhdojnë: Konsumatorët injorohen totalisht Më shumë se tri javë, qyteta…
Problemet me furnizimin me energji elektrike vazhdojnë: Konsumatorët injorohen totalisht
Më shumë se tri javë, qytetarët përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, ndërsa reagimi i institucioneve është minimal dhe konsumatorët injorohen totalisht.
Problemet me furnizimin me energji nuk janë rastësi apo fenomene të përkohshme. Ato janë produkt i keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit të qëllimshëm nga qeveria në detyrë e Albin Kurtit. Që nga viti 2020 e këndej, situata vetëm është përkeqësuar, ndërsa sivjet ka arritur kulmin.
Në vend të zgjidhjeve reale, fajësohet diaspora; në vend të kontrollit, tolerohet vjedhja e rrymës; në vend të shërbimit ndaj qytetarëve, ndërtohet një strukturë që funksionon mbi plaçkitjen e qytetarëve të ndershëm. Sot mungon rryma, mungon uji, pajisjet nuk funksionojnë, ndërsa konsumatori injorohet totalisht.
Kjo nuk është një krizë energjetike, por një model qeverisjeje që mbijeton mbi kaos, papërgjegjësi dhe heshtje të qëllimshme ndaj qytetarëve.
Qytetarët e Kosovës meritojnë shërbim dhe përgjegjësi, jo premtime boshe dhe injorim sistematik.
— Shkruan Selver Islamaj, ish-diplomat, historian, politikolog, publicist, konsultant dhe sipërmarrës
— Dragash Info