APEL PËR BANORËT E BREZNES: TË MOS PARKOHEN VETURAT NË RRUGË GJATË PASRTRIMIT TË BORËS Kryesia e fshatit Brezne ka da…
APEL PËR BANORËT E BREZNES: TË MOS PARKOHEN VETURAT NË RRUGË GJATË PASRTRIMIT TË BORËS
Kryesia e fshatit Brezne ka dalë me një apel për të gjithë banorët që gjatë kësaj periudhe dimërore të shmangin parkimin e veturave në rrugë, pasi kjo po krijon vështirësi serioze në procesin e pastrimit të borës.
Sipas njoftimit, parkimi i veturave në rrugë po pengon lëvizjen e mjeteve të borëpastrimit, duke e bërë më të vështirë dhe më të ngadaltë hapjen e rrugëve, veçanërisht në akset kryesore të fshatit.
Apeli vlen për të gjitha rrugët kryesore të fshatit, ndërsa banorët ftohen të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe rritjes së sigurisë për të gjithë.
— Dragash Info