Botë

Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Jugore Me 18 vota për, 10 kundër dhe 2 të pa vlefshm…

11.01.2026. 1 min čitanja

Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Jugore

Me 18 vota për, 10 kundër dhe 2 të pa vlefshme, Safet Kamberi është zgjedhur sot Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Jugore.

Seanca e jashtëzakonshme, e cila u mbajt sonte nga ora 21:30, ishte fillimisht e planifikuar për nesër në orën 10:00, por data u ndryshua për të respektuar afatet ligjore të mbajtjes së seancave, sipas Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015 dhe Statutit të Komunës së Mitrovicës.

Ky ndryshim ishte i nevojshëm, pasi seanca konstituive e Kuvendit ishte mbajtur më 12 dhjetor 2025, dhe ligji parashikon që seanca për zgjedhjen e Kryesuesit të mbahet jo më larg se një muaj pas saj.

— Dragash Info

Original Facebook objava