Ajlin Shishko Hajdari merr drejtimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren Nga sot, Ajlin Shishko H…
Ajlin Shishko Hajdari merr drejtimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren
Nga sot, Ajlin Shishko Hajdari ka nisur një kapitull të ri të angazhimit të tij publik, duke marrë përgjegjësinë për të udhëhequr Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren.
Emërimi vjen pas propozimit të Kryetarit të Degës së Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ndërsa Hajdari thekson se këtë detyrë e sheh jo vetëm si funksion institucional, por si thirrje për punë të palodhshme dhe përkushtim ndaj komunitetit.
Në deklarimin e tij publik, Hajdari ka shprehur mirënjohje të veçantë për familjen dhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, duke nënvizuar se çdo hap është ndërtuar mbi bashkëpunim, durim dhe vullnet për kontribut pozitiv.
Sipas saj, fokusi i punës do të jetë në hartimin dhe zbatimin e politikave që e bëjnë kulturën më të qasshme, rininë më të përfshirë dhe sportin më të zhvilluar. Ajo synon bashkëpunim të ngushtë me artistë, të rinj, sportistë dhe organizata të ndryshme, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të hapur mundësi të reja zhvillimi dhe afirmimi.
Hajdari thekson se transparenca, dialogu dhe profesionalizmi do të jenë parimet udhëheqëse të punës së tij, me qëllim që Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të jetë zë i interesit publik dhe një motor i rëndësishëm i zhvillimit shoqëror në qytet.
Ajo përfundon duke theksuar se ndryshimi vjen përmes veprimit konkret dhe se besimi i dhënë do të reflektohet në rezultate të prekshme për një jetë kulturore, rinore dhe sportive më aktive në Prizren.
— Dragash Info