Arkiv

Shaqir Totaj priti drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, rikonfirmohet bashkëpunimi institucional…

Januar 12, 2026 2 min čitanja

Shaqir Totaj priti drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, rikonfirmohet bashkëpunimi institucional Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim zyrtar…

Šaćir Totaj bio je domaćin liderima Prizrenskog Saveta Islamske zajednice, institucionalna saradnja je ponovo potvrđena…

Shaqir Totaj priti drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, rikonfirmohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim zyrtar kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Valon Ibrahimi, kryeimamin Orhan Bislimaj, si dhe bashkëpunëtorët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet palëve për këtë mandat, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe u rikonfirmua bashkëpunimi i ndërsjellë ndërinstitucional.

Me këtë rast, kryetari Totaj ka shprehur gatishmërinë e Komunës së Prizrenit për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Këshillin e Bashkësisë Islame, në funksion të shërbimit ndaj komunitetit dhe forcimit të kohezionit shoqëror në qytet.

“Bashkëpunimi i mirë ndërmjet institucioneve komunale dhe Bashkësisë Islame është në interes të përbashkët dhe kontribuon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve”, është theksuar gjatë takimit.

Takime të tilla vlerësohen si të rëndësishme për ndërtimin e dialogut të vazhdueshëm dhe koordinimin e aktiviteteve që ndikojnë pozitivisht në jetën fetare, kulturore dhe sociale të qytetit.

— Dragash Info

Original