Botë

Zyrtarët komunalë vizitojnë institucionet arsimore në Dragash me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë Me rasti…

12.01.2026. 2 min čitanja

Zyrtarët komunalë vizitojnë institucionet arsimore në Dragash me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë

Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, Drejtori i Arsimit në Komunën e Dragash, Zeni Krasniqi, së bashku me shefen e Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Arijeta Skeraj, realizuan vizita zyrtare në disa institucione arsimore të qytetit.

Ata vizituan Çerdhen e Fëmijëve në Dragash, Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët Fetah Sylejmani, si dhe Shkollën e Mesme të Lartë Ruzhdi Berisha.

Gjatë këtyre vizitave, përfaqësuesit komunalë u pritën nga drejtuesit e institucioneve arsimore, me të cilët zhvilluan takime konstruktive. Me këtë rast, ata përcollën urimet për një gjysmëvjetor të mbarë dhe të suksesshëm për nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin edukativo-arsimor, ndërsa u diskutua edhe për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat përballen këto institucione.

Në fokus të bisedimeve ishin nevojat dhe kërkesat konkrete, veçanërisht ato që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës shkollore, kushteve të punës dhe mjedisit mësimor, me synimin e krijimit të një ambienti sa më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.

Pas përfundimit të vizitave dhe evidentimit të kërkesave, lidhur me to është njoftuar edhe Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini. Komuna e Dragashit ka bërë të ditur se çështjet e ngritura do të trajtohen me përgjegjësi dhe prioritet, në përputhje me mundësitë dhe planifikimet buxhetore, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës shkollore dhe kushteve të procesit mësimor.

— Dragash Info

Original Facebook objava