Botë

PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e…

12.01.2026. 2 min čitanja

PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, të dytën pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku u diskutua analiza e procesit zgjedhor dhe rezultati i arritur.

Gjatë mbledhjes, Kryesia shqyrtoi të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet e fundit, ku PDK renditet si forca e dytë politike, duke ruajtur mbështetjen e saj tradicionale. Janë nxjerrë gjithashtu rekomandime konkrete për hapat e mëtejshëm politikë dhe organizativë në të gjitha nivelet e partisë.

Si hap i parë drejt forcimit të strukturave, Kryesia ka vendosur nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat do të zhvillohen në të gjitha nivelet organizative – nga nëndegët dhe degët, deri te organet qendrore të partisë.

Procesi do të fillojë gjatë javëve në vijim me emërimin e grupeve punuese dhe hartimin e hapave konkretë, me synim një proces gjithëpërfshirës, demokratik dhe transparent.

PDK synon kështu konsolidimin e strukturave partiake, forcimin e unitetit të brendshëm dhe përgatitjen për sfidat politike të ardhshme.

— Dragash Info

Original Facebook objava