Botë

Njoftim nga Shfmu “Sezai Surroi”në Zym: Defekt në pompën e kaldajës për shkak të ndërprerjeve të rrymës Në paralelen…

13.01.2026. 2 min čitanja

Njoftim nga Shfmu "Sezai Surroi"në Zym: Defekt në pompën e kaldajës për shkak të ndërprerjeve të rrymës

Në paralelen e fshatit Zym është shfaqur një problem teknik si pasojë e rrymës së dobët dhe ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, çka ka çuar në prishjen e pompës së kaldajës për ngrohje.

Sipas njoftimit zyrtar të drejtorit të shkollës, Ajas Myrtezani, stafi shkollor ka reaguar menjëherë dhe defekti pritet të rregullohet brenda një ore. Ai ka theksuar se situata nuk ka qenë në dorën e institucionit, por është pasojë e kushteve teknike me të cilat përballen shpesh.

Nga drejtoria bëhet e ditur se nxënësit nuk janë lënë në të ftohtë, pasi aktualisht po përdoret ngrohja elektrike dhe fëmijët janë nën kujdes të vazhdueshëm të stafit arsimor.

“Mirëqenia dhe shëndeti i nxënësve janë prioriteti ynë kryesor dhe po bëjmë gjithçka që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt dhe me sa më pak shqetësime,” thuhet në njoftim.

Drejtoria e shkollës ka falënderuar prindërit dhe banorët e fshatit për durimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e treguar.

— Dragash Info

Original Facebook objava