Botë

Banorët e Orçushës prej tre ditësh pa energji elektrike, dyshohet për djegie të trafos Orçushë, Dragash – Banorët e p…

13.01.2026. 2 min čitanja

Banorët e Orçushës prej tre ditësh pa energji elektrike, dyshohet për djegie të trafos

Orçushë, Dragash – Banorët e paktë që kanë mbetur në fshatin Orçushë të Komunës së Dragashit po përballen me mungesë të energjisë elektrike tash e tre ditë me radhë.

Sipas informacioneve të pa konfirmuara që kanë mbërritur në redaksinë tonë nga lexuesit, dyshohet se shkak i ndërprerjes është djegia e trafos elektrike. Ndërkohë, nga kompania KEDS është thënë se do të bëhet zëvendësimi i trafos me një tjetër, por se aktualisht kushtet e rënda atmosferike po pamundësojnë organizimin e transportit dhe intervenimin në terren.

Banorët shprehen të shqetësuar për situatën, duke theksuar vështirësitë e mëdha që po u shkakton mungesa e energjisë elektrike, sidomos në këto ditë me temperatura të ulëta dhe kushte të vështira dimërore.

Redaksia jonë do të vazhdojë ta përcjellë këtë çështje dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

— Dragash Info

Original Facebook objava