Botë

Haziz Hodaj sqaron arsyet e tërheqjes nga Kryesia e LDK-së, mbetet i palëkundur në parti Pas tërheqjes së tij nga Kry…

13.01.2026. 2 min čitanja

Haziz Hodaj sqaron arsyet e tërheqjes nga Kryesia e LDK-së, mbetet i palëkundur në parti

Pas tërheqjes së tij nga Kryesia e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), asambleisti i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Haziz Hodaj, ka reaguar publikisht duke sqaruar arsyet e këtij vendimi dhe duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar.

Hodaj ka bërë të ditur se pas këtij veprimi ka pranuar qindra mesazhe mbështetjeje dhe përgëzime publike, por edhe sharje e fyerje nga persona që, sipas tij, këtë e kanë identitet të vetin. Ai thekson se një sqarim ua ka borxh të gjithë atyre që i janë drejtuar me respekt.

Sipas Hodajt, vendimi për t’u tërhequr nga Kryesia nuk ka qenë as i lehtë dhe as emocional, por i menduar mirë dhe i bazuar në parime dhe fakte, të cilat i ka bërë tashmë publike. Ai shton se qëndron plotësisht prapa arsyeve që e kanë çuar drejt këtij vendimi.

Megjithatë, Hodaj ka qenë i prerë se mbetet pjesë e LDK-së dhe se lidhja e tij me këtë parti është e palëkundur. “Nga 66 vjet jetë, 36 i kam në LDK, me bindje, me përgjegjësi dhe me besnikëri ndaj vlerave mbi të cilat është ndërtuar shtëpia dhe familja ime e dytë,” ka deklaruar ai.

Në fund, Hodaj ka theksuar se për të LDK-ja nuk është funksion apo pozitë, por bindje, rrugëtim dhe amanet, duke riafirmuar përkushtimin e tij ndaj vlerave themelore të kësaj partie.

— Dragash Info

Original Facebook objava