Botë

Brenda 24 orëve policia në Prizren sekuestron dy armë, dy persona ndalohen Policia e Kosovës në rajonin e Prizren, br…

13.01.2026. 2 min čitanja

Brenda 24 orëve policia në Prizren sekuestron dy armë, dy persona ndalohen

Policia e Kosovës në rajonin e Prizren, brenda 24 orëve, ka realizuar dy raste të ndara në të cilat janë sekuestruar armë zjarri dhe janë ndaluar dy persona të dyshuar.

Rasti i parë ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 23:00, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren.

Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, njëri prej tyre dyshohet se ka marrë armën dhe ka shtënë disa herë në drejtim të një lokali të pa meremetuar. Njësitet policore kanë identifikuar personat e dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë zjarri së bashku me fishekë.

Rasti i dytë është regjistruar më 12 janar 2026 në fshatin Mazrek, ku policia ka sekuestruar një armë gjuetie.

Sipas hetimeve, i dyshuari kishte shtënë me armë gjatë festimeve të Vitit të Ri, më 31 dhjetor 2025, për çka policia ka mbledhur prova materiale.

Në të dy rastet, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personave të dyshuar për 48 orë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e armëve, duke apeluar te qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit.

— Dragash Info

Original Facebook objava