Botë

Bedri Hamza takohet me ambasadorin William Walker në ditët e përkujtimit të Masakrës së Reçakut Kryetari i Partisë De…

13.01.2026. 2 min čitanja

Bedri Hamza takohet me ambasadorin William Walker në ditët e përkujtimit të Masakrës së Reçakut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka nisur ditën e sotme me një takim me ambasadorin William Walker, në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për viktimat e Masakrës së Reçakut.

Në takim, Hamza rikujtoi rolin historik të ambasadorit Walker në janar të vitit 1999, kur ai bëri të mundur që krimi serb në Reçak të bëhej i njohur në arenën ndërkombëtare dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur.

“Miqësia dhe kontributi i ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, ambasador!” – tha Hamza.

Ai shtoi se prania e ambasadorit Walker gjatë këtyre ditëve përkujtimore, si çdo vit, është dëshmi e lidhjes së veçantë me Kosovën dhe mbështetjes së vazhdueshme për të vërtetën dhe drejtësinë historike.

Ky takim vjen në kuadër të aktivitetit kombëtar përkujtimor që shënon Masakrën e Reçakut, një ngjarje tragjike që ka lënë gjurmë të thella në historinë e vendit.

— Dragash Info

Original Facebook objava