Botë

Gjykata Speciale reagon pas letrës së Avokatit të Popullit për dokumentet nga Serbia Gjykata Speciale ka reaguar pas…

13.01.2026. 2 min čitanja

Gjykata Speciale reagon pas letrës së Avokatit të Popullit për dokumentet nga Serbia

Gjykata Speciale ka reaguar pas letrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, lidhur me pranimin e dokumenteve që vijnë nga autoritetet serbe në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Në reagim, Gjykata thekson se vendimi për të pranuar prova nuk tregon sa peshë apo besueshmëri do t’u jepet atyre. “Gjatë shqyrtimit të pretendimeve faktike, trupi gjykues vlerëson secilën provë në kontekst të të gjitha provave të administruara në gjykim”, thuhet në njoftim.

Gjykata gjithashtu shpjegon se rregullorja nuk lejon që verdikti i fajësisë të bazohet vetëm në provat e një dëshmitari, dhe se pranim i dokumenteve nuk nënkupton përdorimin e tyre të menjëhershëm në aktgjykim.

Letra e Avokatit të Popullit ngriti shqetësime lidhur me pranimin e dokumenteve zyrtare që, sipas tij, burojnë nga autoritetet serbe dhe datojnë pas qershorit të vitit 1999, periudhë e administratës së përkohshme ndërkombëtare në Kosovë. Ai ka theksuar se kjo ngre pyetje për ligjshmërinë dhe besueshmërinë e tyre provuese.

— Dragash Info

Original Facebook objava