Ka nisur rinumërimi i 914 vendvotimeve, Elezi: Procesi pritet të zgjasë rreth dy javë Ka nisur rinumërimi i 914 vendv…
Ka nisur rinumërimi i 914 vendvotimeve, Elezi: Procesi pritet të zgjasë rreth dy javë
Ka nisur rinumërimi i 914 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), proces që pritet të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një konferencë për media.
Elezi tha se rinumërimi përfshin 36% të vendvotimeve dhe do të bëhet në 20 tavolina numërimi, me rreth 80 kuti votimi të rinumëruara çdo ditë. Ai sqaroi se vendimi për rinumërim nuk është i njëjtë për të gjitha komunat:
Në 10 komuna (përfshirë Dragashin, Prizrenin dhe Ferizajn) do të rinumërohen 100% e vendvotimeve.
Në 28 komuna të tjera do të rinumërohen vetëm 10% e vendvotimeve.
Sipas Elezit, vendimi për rinumërim u mor pas identifikimit të mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve në disa vendvotime.
Ky proces ka për qëllim sigurimin e besueshmërisë së zgjedhjeve dhe garantimin e vullnetit të qytetarëve, duke verifikuar çdo votë dhe duke bërë që rezultati përfundimtar të pasqyrojë saktë zgjedhësit.
Rinumërimi vjen pas një raporti nga verifikimi i 2% të vendvotimeve, ku u evidentuan mospërputhje mes numrit të votave të kandidatëve të regjistruara në Qendrat Komunale të Numërimit dhe votave të evidentuara në fletëvotime.
— Dragash Info


