Rikthehet energjia elektrike në Rapçë të Epërme dhe Orqushë pas ndërhyrjes së KEDS-it Fshati Rapçë e Epërme, pas djeg…
Rikthehet energjia elektrike në Rapçë të Epërme dhe Orqushë pas ndërhyrjes së KEDS-it
Fshati Rapçë e Epërme, pas djegies së disa orëve elektrike, si dhe fshati Orqushë, pas djegies së trafos, kanë mbetur për një periudhë pa energji elektrike.
Lidhur me këtë situatë, gjatë dy ditëve të fundit, në cilësinë e Kryetarit të Komunës, Bexhet Xheladini ka pasur komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e KEDS, me qëllim të zgjidhjes sa më të shpejtë të problemit.
Sipas njoftimit, qytetarëve të këtyre dy fshatrave u është rikthyer energjia elektrike që nga dita e djeshme, ndërsa banorët janë shprehur falënderues për angazhimin institucional në tejkalimin e kësaj situate.
Kryetari Xheladini ka shprehur gjithashtu falënderim dhe mirënjohje të veçantë për z. Kodran Piraj, Koordinator Regjional për rrjet në KEDS, për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij profesional në zgjidhjen e problemit.
— Dragash Info