Emërime të reja në Ekzekutivin e Komunës së Prizrenit Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot…
Emërime të reja në Ekzekutivin e Komunës së Prizrenit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot për emërime të reja në ekzekutivin komunal.
Sipas Totajt, Ajlin Shishko është emëruar në pozitën e Drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa Florent Ukaj është emëruar Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ai ka bërë të ditur se procesi i emërimeve do të vazhdojë edhe nesër, me qëllim të kompletimit të plotë të ekzekutivit të Komuna e Prizrenit.
Kryetari Totaj ka theksuar se këto emërime synojnë rritjen e efikasitetit institucional dhe avancimin e shërbimeve për qytetarët e Prizrenit.
— Dragash Info


