Botë
Lirohet për qarkullim rruga Glloboqicë – Krushevë Banorët dhe institucionet kompetente njoftojnë se rruga Glloboqicë…
Lirohet për qarkullim rruga Glloboqicë – Krushevë
Banorët dhe institucionet kompetente njoftojnë se rruga Glloboqicë – Krushevë është liruar për qarkullim, pas ndërhyrjes në terren për largimin e dheut nga rrëshqitja e mëhershme.
Aktualisht, qarkullimi po zhvillohet normalisht, ndërsa drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në segmentet malore, për shkak të kushteve atmosferike dhe mundësisë së rrëshqitjeve të reja.
— Dragash Info