Bexhet Xheladini: Defekti në rrjetin elektrik vështirë të sanohet para orës 21:00 Kryetari i Komunës së Dragashit, Be…
Bexhet Xheladini: Defekti në rrjetin elektrik vështirë të sanohet para orës 21:00
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar qytetarët lidhur me mungesën e energjisë elektrike në disa zona të komunës.
Sipas tij, pas kontakteve të vazhdueshme me përfaqësuesit kompetentë të KEDS, është konfirmuar se shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike është djegia e disa kabllove në rrjet.
Megjithëse ekipet e KEDS-it janë duke punuar intensivisht në terren për sanimin e defektit, gjasa që energjia elektrike të rikthehet para orës 21:00 janë të vogla, ka bërë të ditur kryetari Xheladini.
Ai ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se institucionet janë në koordinim të vazhdueshëm për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj situate.
— Dragash Info