Botë

Ramize Sinanaj-Shala përmbyll mandatin katërvjeçar në krye të Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri Me përfundimin e m…

14.01.2026. 2 min čitanja

Ramize Sinanaj-Shala përmbyll mandatin katërvjeçar në krye të Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri

Me përfundimin e mandatit të saj katërvjeçar në krye të Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri (DES) në Prizren, Ramize Sinanaj-Shala e ka cilësuar këtë periudhë si një përvojë të vlefshme profesionale dhe njerëzore, duke theksuar se shërbimi ndaj qytetarëve ka qenë gjithmonë nder dhe përgjegjësi për të që nga viti 1999.

Ajo ka shprehur falënderime të veçanta për zjarrfikësit dhe stafin e DES, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar ndër vite, si dhe për qytetarët e Prizrenit për besimin e dhënë.

Po ashtu, Sinanaj-Shala ka falënderuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, si dhe Lulzim Kabashi për mbështetjen institucionale, ndërsa mirënjohje të veçantë ka shprehur edhe për familjen e saj, për përkrahjen e vazhdueshme gjatë gjithë mandatit.

Në fund, ajo i uroi suksese dhe punë të mbarë drejtorit të ri të DES, Sead Arifi, duke shprehur gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtejmë në shërbim të qytetarëve.

— Dragash Info

Original Facebook objava