Botë

Emërime të reja në ekzekutivin e Komunës së Prizrenit Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot për emërime t…

15.01.2026. 1 min čitanja

Emërime të reja në ekzekutivin e Komunës së Prizrenit

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot për emërime të reja në kuadër të ekzekutivit komunal.

Sipas njoftimit të tij, ekipit drejtues të Komunës së Prizrenit iu janë bashkëngjitur:

Sylejman Baxhaku – Drejtor i Shëndetësisë

Fatmir Memaj – Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Nderim Kadriaj – Drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

“Me emërimin e tyre, sot iu bashkëngjitën ekipit tim këta profesionistë, me qëllim të forcimit të punës institucionale dhe shërbimeve ndaj qytetarëve”, ka shkruar kryetari Totaj.

Emërimet vlerësohen si pjesë e angazhimit të Komunës së Prizrenit për funksionim më efikas të drejtorive dhe avancim të politikave publike në sektorët kyç për qytetarët.

— Dragash Info

Original Facebook objava