Botë

🕯️ 27 vjet nga Masakra e Reçakut – krim që tronditi botën dhe nxiti reagimin ndërkombëtar 🇦🇱 Sot shënohen 27 vjet nga…

15.01.2026. 2 min čitanja

🕯️ 27 vjet nga Masakra e Reçakut – krim që tronditi botën dhe nxiti reagimin ndërkombëtar 🇦🇱

Sot shënohen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, që tronditi opinionin publik ndërkombëtar dhe ndryshoi rrjedhën e zhvillimeve politike e diplomatike.

Më 15 janar 1999, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak, në komunën e Shtime. Viktimat ishin civilë të paarmatosur, duke përfshirë burra të moshave të ndryshme.

Masakra u denoncua fuqishëm nga William Walker, ish-shef i misionit vëzhgues të OSBE në Kosovë, i cili e cilësoi këtë akt si krim kundër njerëzimit. Deklarata e tij pati jehonë të madhe ndërkombëtare dhe konsiderohet si një nga momentet kyçe që nxiti reagimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj regjimit serb.

Masakra e Reçakut mbetet plagë e hapur dhe dëshmi e gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar, si dhe simbol i sakrificës për liri, drejtësi dhe pavarësi.

— Dragash Info

Original Facebook objava