Botë

🗳️ PĂ«rfundon rinumĂ«rimi i votave nĂ« Dragash – kandidatit tĂ« VV-sĂ« i dalin mbi 200 vota mĂ« pak Ka pĂ«rfunduar rinumĂ«rim…

15.01.2026. 2 min ÄŤitanja

🗳️ Përfundon rinumërimi i votave në Dragash – kandidatit të VV-së i dalin mbi 200 vota më pak

Ka përfunduar rinumërimi i votave në komunën e Dragash, e cila ishte e para nga dhjetë komunat e parashikuara për rinumërim 100 për qind, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Pas rinumërimit, kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Dragashi, Filiz Mustafa, i kanë rezultuar 231 vota më pak. Nga 3036 vota sa kishte në rezultatet preliminare, ai ka rënë në 2805 vota dhe për momentin nuk ka arritur të sigurojë mandatin e deputetit.

Në procesin e rinumërimit nuk janë përfshirë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, votat nga përfaqësitë diplomatike dhe ato me postë.

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash, Vetëvendosje kishte marrë fillimisht 4686 vota, ndërsa pas rinumërimit i janë shtuar dy vota, duke arritur në 4688 vota.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka humbur 20 vota (nga 3973 në 3953). Glauk Konjufca është ngjitur në vendin e dytë, por me më pak vota – gjithsej 2944. Albulena Haxhiu ka humbur 12 vota, ndërsa Donika Gërvalla tri vota.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje prej një vote në Dragash, duke kaluar nga 2442 në 2443 vota. Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ka humbur tetë vota, ndërsa disa kandidatë të tjerë kanë pësuar rënie apo rritje minimale.

Sa i përket Partis Demokratike të Kosovës, numri total i votave ka mbetur i njëjtë – 2220 vota, ndonëse disa kandidatë kanë shënuar rënie individuale.

Përveç Dragashit, rinumërimi 100 për qind i votave do të zhvillohet edhe në Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug, ndërsa në 28 komuna të tjera po rinumërohen 10 për qind e vendvotimeve.

— Dragash Info

Original Facebook objava