Botë

Serbia intensifikon ofensivën propagandistike para verdiktit për çlirimtarët Vetëm dy muaj para shpalljes së verdikti…

15.01.2026. 2 min čitanja

Serbia intensifikon ofensivën propagandistike para verdiktit për çlirimtarët

Vetëm dy muaj para shpalljes së verdiktit final të drejtësisë për çlirimtarët, Serbia ka intensifikuar veprimtarinë e saj politike dhe propagandistike, me synimin për të ndikuar opinionin publik ndërkombëtar dhe për të deformuar narrativën mbi luftën çlirimtare.

Kështu ka deklaruar shefi i Grupit të Kuvendarëve të PDK në Kuvendin Komunal të Dragashit, Granit Rifaj, i cili thekson se kjo ofensivë është e qëllimshme dhe e mirëkoordinuar.

Sipas Rifajt, objektivi kryesor i kësaj strategjie është krijimi i një perceptimi të rremë dhe të padrejtë ndaj burrave që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, si dhe njollosja dhe relativizimi i luftës çlirimtare të popullit shqiptar.

Ai vlerëson se nuk bëhet fjalë për kërkim të drejtësisë, por për një përpjekje politike për rishkrimin e historisë dhe për barazimin e agresorit me viktimën, duke synuar delegjitimimin e sakrificës mbi të cilën u ndërtua shteti i Kosova.

“Institucionet, faktori politik dhe shoqëria jonë duhet të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të së vërtetës historike dhe të vlerave të luftës çlirimtare. E vërteta nuk mund të shtypet nga propaganda, as liria nuk mund të zhbëhet nga fushata të dirigjuara,” ka deklaruar Rifaj.

Në përfundim, ai thekson se çdo përpjekje për të njollosur luftën çlirimtare është e destinuar të dështojë, ashtu siç kanë dështuar të gjitha projektet që kanë synuar mohimin e së drejtës së popullit shqiptar për liri dhe shtetësi,
ka shkruar Rifaj.

— Dragash Info

Original Facebook objava