Botë

Kryetari Xheladini pret komandantin e KFOR-it Turk, diskutohet bashkëpunimi institucional Dragash — Kryetari i Komunë…

15.01.2026. 2 min čitanja

Kryetari Xheladini pret komandantin e KFOR-it Turk, diskutohet bashkëpunimi institucional

Dragash — Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini", së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, ka pritur sot në takim komandantin e Këshillit të Lartë Turk, kolonelin Harun Elitaş".

Gjatë takimit, palët diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Dragashit dhe KFOR Turk", si dhe për rolin e rëndësishëm që institucionet e Republikës së Turqisë kanë në mbështetje të qeverisjes lokale në Dragash.

Kryetari Xheladini ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it Turk në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në komunë, si dhe për mbështetjen e dhënë në iniciativa të ndryshme në dobi të qytetarëve të Dragashit.

Sipas njoftimit, palët janë dakorduar që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve institucionale dhe miqësore ndërmjet Komunës së Dragashit dhe përfaqësuesve të KFOR-it Turk.

— Dragash Info

Original Facebook objava