Në Prizren u shënua Dita e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë Prizren — Në një organizim të pë…
Në Prizren u shënua Dita e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë
Prizren — Në një organizim të përbashkët me OVL e UÇK-së" në Prizren, sonte u shënua Dita e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë, me një aktivitet përkujtimor të mbajtur në sheshin Shadërvan".
Me këtë rast, qytetarë, përfaqësues institucionalë dhe anëtarë të organizatave të dala nga lufta u mblodhën për të ndezur qirinj në nderim dhe respekt për viktimat e luftës, të cilët u flijuan në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj", ka theksuar se ky akt përkujtimor përfaqëson një dëshmi të kujtesës kolektive dhe të zotimit institucional e shoqëror për të mos harruar kurrë sakrificën e popullit shqiptar në Kosovë.
“Falë sakrificës së tyre, sot gëzojmë liri dhe shtet. Kujtimi për ta është i përjetshëm,” ka theksuar Totaj.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe solemne, duke përcjellë mesazhin e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektit të përhershëm për viktimat e luftës.
— Dragash Info









