Botë

Forcohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë së SHBA-së Drejtori i Përgjithshëm…

15.01.2026. 2 min čitanja

Forcohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë së SHBA-së

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Kosovës", kolonel Gazmend Hoxha", së bashku me menaxhmentin e lartë të PK-së, ka pritur në një takim zyrtar Atasheun Ligjor të FBI", Brendan Collins", si dhe Atasheun e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DOJ-ICITAP), Kimberly Riffe".

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit amerikanë prezantuan para nivelit të lartë ekzekutiv të Policisë së Kosovës dy përfaqësues të FBI-së: një agjent special dhe një analist të inteligjencës, të cilët do të punojnë ngushtë dhe paralelisht me Policinë e Kosovës gjatë muajve në vijim.

Takimi u fokusua në planet e bashkëpunimit të ardhshëm, forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të plotë dhe koordinim të vazhdueshëm në fushën e hetimeve penale dhe inteligjencës, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë dhe luftimit efektiv të krimit.

Policia e Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si një shembull të shkëlqyer të partneritetit profesional dhe strategjik në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

— Dragash Info

Original Facebook objava