Selmanaj uron drejtorët e rinj nga LDK-ja në Komunën e Prizrenit Kryetari i Degës së Lidhjës Demokratike të Kosovës”…
Selmanaj uron drejtorët e rinj nga LDK-ja në Komunën e Prizrenit
Kryetari i Degës së Lidhjës Demokratike të Kosovës" (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj", ka uruar drejtorët e rinj nga radhët e LDK-së, të cilët kanë marrë përgjegjësi të rëndësishme në kuadër të bashkëqeverisjes në Komunën e Prizrenit.
Sipas Selmanajt, këto emërime janë dëshmi e besimit dhe përgjegjësisë për të shërbyer me përkushtim, vullnet dhe profesionalizëm në funksion të interesit publik dhe për të mirën e qytetarëve të Prizrenit.
Drejtorët e emëruar janë:
Sylejman Baxhaku – Drejtor i Shëndetësisë
Ajlin Shishko – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
Florent Ukaj – Drejtor i Urbanizmit
Nderim Kadriaj – Drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Fatmir Memaj – Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale
“LDK do të vazhdojë të kontribuojë me nder, transparencë dhe standarde të larta profesionale, duke qenë në shërbim të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetit tonë,” ka theksuar Selmanaj në mesazhin e tij urues.
Në fund të urimit, ai u ka dëshiruar drejtorëve suksese në detyrat e reja, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional për realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.
— Dragash Info