Dr.
Dr. Mentor Bojaxhiu – specialist gjinekolog obstetër, profesionalizëm dhe besim për shëndetin e gruas
Dr. Mentor Bojaxhiu është specialist gjinekolog obstetër, i njohur për qasjen e tij bashkëkohore dhe profesionale në trajtimin e shëndetit të gruas. Ai i trajton pacientet duke ndjekur trendët më të fundit në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës, duke ofruar kujdes cilësor, të sigurt dhe të personalizuar.
Marrëdhënia profesionale, konfidencialiteti dhe besnikëria ndaj pacienteve janë shtyllat kryesore që e karakterizojnë punën e Dr. Mentor Bojaxhiut dhe që kontribuojnë drejtpërdrejt në suksesin e bashkëpunimit me to.
Profesionin fisnik të gjinekologut e ka trashëguar nga babai i tij, Dr. Fehmi Bojaxhiu – gjinekologu i parë dhe një nga më të respektuarit në komunën e Dragashit, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbimin shëndetësor për dekada me radhë.
Sot, Dr. Mentor Bojaxhiu vlerësohet si një gjinekolog i kërkuar dhe i respektuar, ndaj të cilit shumë paciente shprehin besim të plotë për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e tij.
— Dragash Info