U mbajt mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit Sot është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e…
U mbajt mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit
Sot është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rëndësishme të rendit të ditës.
Në këtë mbledhje, kuvendarët miratuan procesverbalin e mbledhjes inauguruese të datës 10.12.2025, si dhe të mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur më 24.12.2025. Po ashtu, u miratua edhe rendi i ditës, ndërsa u parashtruan pyetje dhe u ngritën çështje të ndryshme nga anëtarët e kuvendit.
Gjatë punimeve, Kuvendi miratoi:
propozim-vendimin për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa;
propozim-vendimin për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për Komunitete;
propozim-vendimin për emërimin e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete;
si dhe propozim-vendimin për formimin e grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit për vitin 2026.
Me shumicë votash, Furkan Bütüç u zgjodh Nënkryetar i Komunës së Prizrenit për Komunitete.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj mbledhjeje për funksionalizimin e plotë të institucioneve komunale dhe për avancimin e bashkëpunimit me të gjitha komunitetet.
— Dragash Info







