Përmbyllet me sukses ceremonia e certifikimit të kandidatëve të trajnimit “Shkolla për të gjithë” në Prizren Me sukse…
Përmbyllet me sukses ceremonia e certifikimit të kandidatëve të trajnimit “Shkolla për të gjithë” në Prizren
Me sukses u përmbyll ceremonia e certifikimit të kandidatëve të trajnimit “Shkolla për të gjithë – Gjithëpërfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara të dëgjimit dhe të folurit”, i mbajtur në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” në Prizren.
Në këtë trajnim morën pjesë 157 pjesëmarrës, të organizuar në 8 grupe, përfshirë drejtorë, psikologë, pedagogë, logopedë, mësues mbështetës, asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe mësues klasorë dhe lëndorë.
Trajnimi kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e praktikave gjithëpërfshirëse në arsim, duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi më të barabartë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët.
Organizatorët shprehën falënderime të veçanta për:
Anita Kadriu, Drejtoreshë e DAP-it
Salihe Osmankaq, Udhëheqëse e DAFNV-së
Diedona Ahmeti, Zyrtare e DAFNV-së
Hysamedin Beshi, Drejtor i Qendrës Burimore
Mustaf Morina, Koordinator i ekipit trajnues
Trajnerët: Sali Nuhiu dhe Verim Selmani
Po ashtu, u shpreh falënderim i sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tyre gjatë trajnimit.
Ky aktivitet nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore dhe profesionistëve për të avancuar arsim gjithëpërfshirës, ku çdo fëmijë ka mundësi të barabartë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.
— Dragash Info




